Telegrafi

Ibra: Topit të Artë t’ia ndërrojnë emrin, ta quajnë ‘Messi’

“Ai është futbollisti më i mirë në botë aktualisht. Ka fituar katër Topa të Artë. Duhet ta riemërojnë këtë çmim dhe ta quajnë Messi”.

“Megjithatë, nuk e di nëse ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Është vështirë të thuhet. Do të shohim pasi ta ketë përfunduar karrierën”, ka deklaruar 31-vjeçari në një konferencë për media.

Të martën mbrëma, PSG është nikoqir i Barcelonës në Parc de Princes, ku do të zhvillohet ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve mes këtyre dy skuadrave. /Telegrafi/