Ish-drejtori i Milanit, Adriano Galliani beson se klubi Rossoner duhet ta kthejë Zlatan Ibrahimovicin, pasi që secili yll që vjen në Serie A e rrit nivelin e kampionatit.
Ishte raportuar më herët se Ibra kishte pranuar ofertën e Milanit deri në fund të vitit.
“Unë besoj se secili kampion ngrit nivelin e kampionatit”.
“Marrëveshja e Ronaldos bëri mirë për trendin e kampionatit, dhe Ibrahimovic do ta bënte këtë po ashtu”.
“Secili lojtar që është yll do të rriste vlrën e kampinatit. Por, unë kam premtuar se nuk flas për Milanin, edhe pse jam tifoz i çmendur”.
“Unë jam i lidhur me Ibrahimovicin, pasi në ato dy sezone fituam titullin, një Superkupë të Italisë dhe dolëm në vendin e dytë në sezonin vijues”.
“Ibra është një lojtar i jashtëzakonshëm që e çon ekipin lart bashkë me të”, deklaroi Galliani. /Telegrafi/