Telegrafi

“Ibra do të kthejë Unitedin në maje”

Legjenda suedeze, Henrik Larsson, ka përkrahur Zlatan Ibrahimovicin që të kthejë Unitedin në maje.

Sipas Larsson, Ibra ka të gjitha kualitetet për të kthyer Manchester Unitedin aty ku e ka vendin.

“Mendoj se të gjithë e dinë se si luan ai, por është kënaqësi të shikosh një njeri me një teknikë kaq të madhe”.

Lexo po ashtu Historia e picamenit i cili ka pushtuar futbollin dhe kërkon 20 milionë euro për transferim (Foto)

“Unë kam shpresë se gjithçka do të shkojë mirë. Shpresoj se ai mund të kthejë Unitedin aty ku e ka vendin”.

“Unë shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë sepse Unitedi meriton këtë dhe meriton gjitha të mirat”.

“Ai është futbollisti më i madh suedez i të gjitha kohërave. Zlatan është gjigant në Suedi. Ai është numri një. TË gjithë e njohin atë dhe të gjithë dinë detaje për të”, deklaroi Ibra. /Telegrafi/