Telegrafi

Ibra të kthehet te Juventusi?

 Ibrahimovic u shpall kampion me Juventusin në vitin 2005, para se të kalonte te Interi pas Calciopolit, ekip me të cilin fitoi pesë tituj kampioni. Tani, besohet se sulmuesi i PSG mund të jetë në planet e Juventusit të ringjallur.

“Në jetë mund të ndodhin gjëra prej më të jashtëzakonshmeve dhe një rikthim në Itali është i mundur. Italia është shtëpia e tij, ai ka luajtur shumë vite aty dhe është bërë kampion i jashtëzakonshëm”.

“Le të mos harrojmë se ai ka një agjent italian që e ka mësuar atë që ta dashurojë këtë vend… edhe gjak italiani rrjedh në për venat e tij të gjakut”, është shprehur Raiola. /Telegrafi/