Telegrafi

Ibra: Tash për tash nuk do të luaj për Suedinë

“Gjithmonë ka qenë një nder i madh të luaja për Suedinë, por tash nuk do të luaj me përfaqësuesen sepse nuk jam i motivuar”.

“Nuk ka Kampionat Botëror apo ndeshje të rëndësishme në një të ardhme të afërt. Do të ishte humbje energjie të luaja ndeshjet e ardhshme miqësore të Suedisë, sepse ka shumë ndeshje që vijnë për Barcelonën”.

“Tashmë e kam njoftuar Erik Hamren për vendimin tim. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Do të shohim se çfarë do të ndodhë vitin që vjen”, u ka thënë Ibra gazetarëve. /Telegrafi/