Site icon Telegrafi

“Ibra s’ka nevojë as për aspirina, doktorin e denoncojmë”

Akuzat e rënda që i shkuan nga Suedia, Juventusi preferoi që t’i injoronte dhe të mos mbante asnjë qëndrim publik kundrejt tyre.

Por i të njëjtit mendim nuk ka qenë Mino Raiola. Menaxheri historik i suedezit ka reaguar ashpër ndaj akuzave të Ulf Karlsonit.

“Ka gabuar rëndë, pasi ne ndryshe prej tij kemi prova. Do ta denoncojmë, pasi gaboi duke përhapur informacion të rremë. Kur ishte te Juventusi, Zlatani u është nënshtruar disa herë kontrolleve antidoping. Mund të them me siguri se mbi 20 herë ai ka vërtetuar se ka qenë i pastër. Juventusi vetë bën kontrolle të imtësishme.

Karlson nuk ka prova, ndërsa ne kemi përgjigjet e testeve. Ibra s’ka pasur nevojë në jetën e tij as për një aspirinë. Ai është i qetë dhe më tha se nuk do t’u përgjigjet akuzave. Unë tani po shkoj të denoncoj mjekun”, bëri me dije Raiola për “Expressen”.

Exit mobile version