Telegrafi

Ibra shpjegon si erdhi deri te goditja me bërryl ndaj mbrojtësit të Bournemouthit

Zlatan Ibrahimovic dhe Tyrone Mings pritet të dënohen nga Federata Angleze me nga dy ndeshje mos lojë për sjelljet e tyre josportive në barazimin në Old Trafford.

Sulmuesi suedez ka thënë se gjithçka ishte e paqëllimtë dhe se ishte mbrojtësi anglez ai që kishte faj në këtë rast, pasi kishte futur kokën te bërryli i tij.

Lexo po ashtu Mings tregon se a ishte e qëllimtë shkelja në kokë ndaj Ibras

“Nuk e di, ndjeva diçka, por dëgjoni, ju e keni në televizion dhe mund të shikoni imazhet se çfarë ka ndodhur”.

“Në situatën time, unë jam hedhur lart dhe njëkohësisht e kam mbrojtur vetëm dhe ai është hedhur te unë dhe bërryli im”.

“Këto përballje ndodhin dhe shpresoj që ai mos të jetë lënduar”, ka thënë Ibrahimovic. /Telegrafi/