Shumë zhurmë, spekulime dhe Manchester United që duket se po pret vendimin final të Zlatan Ibrahimovicit.
Tani më në fund edhe vetë ylli suedez ka vendosur të flasë, ose më saktë ka treguar se kur do të flasë.
Pas fitores së Suedisë 3-0 në miqësoren kundër Uellsit, ku Ibra shënoi një gol.
Ish-ylli i PSG-së u paraqit para gazetarëve dhe pyetjes në lidhje me të ardhmen e tij iu përgjigj: “Në datën 7 do të kem një lajm të madh për t’iu dhënë. Do të jetë bomba e kësaj vere”.
Ndërkaq, Suedia ka konfirmuar se Ibra është i lirë të largohet përkohësisht nga grumbullimi, nëse i duhet të udhëtojë diku, për firma apo kontrolle mjekësore.