Site icon Telegrafi

Ibra refuzon 120 milionë nga Kina, mendon rinovimin me Unitedin

Manchester Unitedi është këndellur paksa dhe merita të mëdha ka Zlatan Ibrahmovic, i cili po tregohet vendimtar me golat e tij.

Por, sipas Daily Mail, suedezi ka refuzuar një transferim në vlerë 120 milionë euro nga një skuadër kineze.

Lexo po ashtu Ibra lavdëron bashkëlojtarët pas fitores ndaj WBA-së

E bukura nuk përfundon këtu, pasi Ibra dëshiron të vazhdon kontratën me klubin nga Old Traffordi.

Emri i skuadrës që ka ofruar këtë shumë ende nuk është bërë i ditur, por tashmë kjo pak rëndësi ka pasi suedezi e ka thënë fjalën e fundit.

Ibrahimovic këtë sezon në Ligën Premier ka shënuar 11 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version