Ky çmim, i cili është emëruar sipas sulmuesit legjendar hungarez të Real Madridit, Ferenc Puskas, i ndahet sulmuesit për golin më spektakolar të vitit.
Dhe padyshim që goli i Ibracadabras meritoi të shpallej më i bukuri.
“Jam shumë krenar që gjendem sonte këtu dhe i uroj të gjithë të nominuarit dhe fituesit tjerë. Për trofeun e madh më vonë (Topin e Artë), le të fitojë më i miri”, ka deklaruar suedezi.
Tre nominimet ishin:
Zlatan Ibrahimovic (PSG) për golin me përfaqësuesen e Suedisë ndaj Anglisë.
Neymar (Barcelona) për golin kundër Japonisë në Kupën e Konfederatave.
Nemanja Matic (Benfica) për golin me vole kundër Portos.
/Telegrafi/