Telegrafi

Ibra: PSG po përparon

“Ekipi po përparon, klubi po rritet dhe çdo gjë është e re. Situata ime është ndryshe, unë e kam obligim që t’i ndihmoj ekipit të marrë rezultate”.

“Çdo ditë ka diçka të re dhe unë mundohem të mësoj prej këtyre gjërave. Projekti i PSG-së po përparon dhe kjo është gjë pozitive”.

“Por duhet ta kemi të qartë se ky progres nuk vjen brenda natës, duhet pak kohë. Futbolli është i komplikuar dhe gjithçka mund të ndodhë”, ka thënë Ibracadabra për TF1. /Telegrafi/