Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka marrë lajme pozitive nga stafi mjekësor dhe sipas Tuttosport, pritet të jetë në bankën rezervë kundër Manchester Unitedit.
Futbollisti veteran ka treguar shenja pozitive në ekzaminimet e fundit mjekësore na Casa Milan dhe të enjten mund të jetë në dispozicion të trajnerit së paku për disa minuta.
39-vjeçari lëndoi muskulin në fitoren ndaj Romës, ndërsa gjatë gjithë sezonin 2020/2021 nuk ka arritur të rikuperohet si duhet nga dëmtimet.
Ai nuk ka luajtur në 13 ndeshje në Serie A këtë edicion për shkak të lëndimeve, si edhe nuk luajti në sfidën e parë të Ligës së Evropës ndaj Djajve të Kuq.
Ndryshe, Milani luajti baras (1-1) ndaj Unitedit në Old Trafford dhe është në pozitë të mirë për ndeshjen e kthimit.
Ibra, si pjesë e Manchesterit, kishte shënuar 29 gola në 53 paraqitje, para se të transferohej te LA Galaxy në MLS. Ndërsa në janar të vitit 2020 u kthye në Serie A për t’i ndihmuar Rossonerët me 14 gola në po aq ndeshje të zhvilluara në kampionat. /Telegrafi/