Zlatan Ibrhaimovic po ka probleme të shumta viteve të fundit me lëndime që po e mbajnë jashtë fushave të blerta.
Sulmuesi suedez ka paralajmëruar se do të rikthehet shpejtë në fushë pas lëndimit në tendën e akilit.
Ibra ka deklaruar se rikthimi i tij do të ndodhë së shpejti, teksa ka pranuar se viteve të fundit ka pasur shumë lëndime.
“Do të kthehem së shpejti, kjo është e sigurt. Këto janë situata shumë të vështira. Gjatë karrierës sime nuk kam pasur shumë dëmtime, ndërsa në vitet e fundit jam ndalur shpesh, madje njëherë si pasojë e një dëmtimi të rëndë”.
Tutje suedezi ka thënë se është vet ai që do të vendos se kur do të tërhiqet nga futbolli i luajtur.
“Por do të vendosë Ibra se kur do të tërhiqet. Shumë thonë se kam marrë fund, po kjo më motivon. Kam besim te gjithçka që po bëj. Nuk e di se sa gjatë do të vazhdoj, por dua të kaloj limitet”, u shpreh Ibra.
“Ky është një kampionat i ekuilibruar. Kush është skuadra më e fortë në shkurt-mars do të fitojë titullin, sepse tani fillojnë edhe ndeshjet e garat evropiane”.
“Kur erdha për herë të parë Serie A ishte ndryshe, plot me yje, ndërsa sot është më kolektive. Po të fitoja me këtë skuadër do të gëzohesha më shumë se para 10 viteve”, ka deklaruar Ibrahimovic. /Telegrafi/