Telegrafi

Ibra nuk shkon te United nëse mbetet Van Gaal

Zlatan Ibrahimovic nuk do të shkojë në Manchester United nëse Louis Van Gaal do të mbetet në skuadër edhe në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi suedez në fund të këtij sezoni mbyll kontratën me PSG, dhe duket se lojtari do të largohet nga Parisi.

Ish-sulmuesi i Ajaxit, Barcelonës dhe AC Milan është i lidhur me transferimin në “Old Trafford”, por sipas mediave britanike, suedezi nuk do të shkojë tek ‘Djajtë e Kuq’, në rast se trajneri Louis Van Gaal mbetet në skuadër edhe në edicionin e ardhshëm, për shkak të mos marrëveshjes që kishte lojtari me tekniku holandez gjatë kohës së ishin te Ajaxi. /Telegrafi/