Telegrafi

Ibra nuk largohet nga Barca

Sport pohoi në mëngjes se Milani ishte gati të paguajë 80 milionë euro për sulmuesin suedez, ndërsa kjo informatë nuk hasi në mirëkuptim tek agjenti i Ibras, Mino Raiola.

“Ibrahimovic do të qëndrojë te Barcelona. Çdo javë, gazetarët e transferojnë atë te Chelsea, Juventusi dhe kështu me radhë. Por ai nuk është në shitje, Barca tashmë e ka thënë këtë”.

“Ai nuk ndjen se është në shitje, sepse klubi ka thënë se ai nuk është në shitje. Ai është i kënaqur me sezonin e kaluar edhe pse vuajti nga lëndimet”, përfundoi Raiola. /Telegrafi/