Telegrafi

Ibra: Nuk ka vend për gabime

“Interi është një skuadër shumë e mirë dhe kjo është një ndeshje vendimtare, ku nuk kemi hapësirë për gabime”.

“Deri më tani kemi pasur shumë fat të keq në ndeshjet tona në Ligën e Kampionëve. Është një ndeshje shumë e madhe dhe unë jam optimist dhe besoj se do të ndodhë ashtu siç unë dëshiroj”, ka thënë ish-lojtari i Interit për FIFA.com.

Duke iu referuar derbit ‘el Clasico’ kundër Realit, Ibracdabra ka thënë se pas kësaj ndeshjeje Barcelona do ta rimarrë kreun e tabelës. /Telegrafi/