Telegrafi

Ibra nga fillimi, Messi e Ronaldo rezervë

AS njofton se Barcelona është e gatshme të rrezikojë me Ibrahimovicin që nga minuta e parë, ndërsa Messi do të startojë nga banka rezervë

Ndërkohë, edhe Ronaldo pritet të jetë zëvendësues në pjesën e dytë, përkundër se gjatë gjithë javës ka bërë stërvitje të plota.

Kjo do të thotë se sipas të gjitha gjasave, Karim Benzema dhe Gonzalo Higuain do të fillojnë në sulm. /Telegrafi/