Telegrafi

Ibra: Nëse Argjentinës nuk i pëlqen Messi, ai është i mirëseardhur te Suedia

“Nëse atyre nuk u pëlqen Leo, ai mund të vijë të luajë për Suedinë, është shumë i mirëseardhur. Nëse mendojnë se Argjentina nuk luan mirë, të shohim se si do të luajë në mungesë të tij”, ka thënë Ibracadabra.

Të mërkurën Suedia zhvillon ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Shqipërisë, mirëpo jo gjithçka do të varet nga fitorja, pasi që nëse Portugalia mposht Maltën, atëherë portugezët do të shkojnë në ‘play-off’.