Telegrafi

Ibra nënshkruan muajin tjetër për Unitedin, kjo është arsyeja

Mancester United do të nënshkruajë me transferin e ri Zlatan Ibrahimovic muajin tjetër.

Daily Star shkruan se United do të lejojë që Ibrahimovic të përfundojë plotësisht kontratën e tij me PSG-në para se të konfirmojë kalimin në Old Trafford.

Kjo do të thotë se tifozët e Unitedit duhet të presin deri më 30 qershor, sepse kjo ishte kërkesa e Zlatan Ibrahimovicit.

Dhe, kërkesa e tij është me vend, sepse agjenti i sulmuesit do të përfitojë 4 miionë funte nga bonusi i lojalitetit deri në fund të kontratës sipas marrëveshjes.

Ibra ka gati kontratën me Unitedin prej 275 mijë funte në javë. /Telegrafi/