Site icon Telegrafi

Ibra ndryshon destinacion

Sulmuesi suedez e ka mbyllur aventurën franceze te PSG dhe tashmë është i lirë të zgjedhë, por nuk e ka bërë ende dhe duket se po zbavitet, duke e lënë në mister të ardhmen e vet.

Në media është dhënë shpesh si i sigurt transferimi në Angli, ku e pret Manchester United dhe Jose Mourinho, por vetë Ibra nuk ka dhënë asnjë sinjal dhe mediat vazhdojnë spekulimet.

Tashmë nga Gjermania, Bild raporton se edhe Bayerni po mundohet të përfitojë nga shërbimet e gjigantit suedez, të paktën për një sezon.

Trajneri Carlo Ancelotti ka një raport shumë të mirë me Ibran dhe po mundohet ta bindë të vijë në Bavari.

Ai do të ketë shansin të luftojë për të fituar Ligën e Kampioneve, trofeu i fundit në nivel klubesh që nuk po arrin ta fitojë.

Exit mobile version