Telegrafi

Ibra mund të transferohet te Napoli

Zlatan Ibrahimovic ka pohuar se mund të transferohet te Napoli.

Suedezi kaloi në Manchester United gjatë këtij sezoni si transfero i lirë gjersa ka treguar veten duke realizuar 26 gola.

“Një kalim te Napoli? Kurrë nuk i dihet”, ka thënë veterani për Fox Sports.

“Po ndjehem mirë në United, por do të shohim se çka do të ndodhë”, ka thënë Ibra.

Ai në të kaluarën ka luajtur për skuadrat elitare italiane si Juventus, Inter dhe Milan.