Site icon Telegrafi

Ibra mposht coronavirusin, gati për derbin me Interin

Milani ka marr lajmin se lideri i skuadrës, Zlatan Ibrahimovic është shëruar plotësisht nga coronavirusi dhe do të bashkohet me ekipin.

Ylli suedez i futbollit, Ibrahimovic, ka vuajtur tash e sa ditë nga virusi COVID-19.

Sot, sulmuesi i Milan ka rezultuar negativ në testet për COVID-19, duke u nënkuptuar se tashmë ka kaluar gjithçka.

Ai rezultonte pozitiv para ndeshjes për Ligën e Evropës, ndaj Bodo/Glimt.

 

Ibra do të jetë shtysë e madhe për Milan që po përgatisin derbin kundër Inter, të cilin e luajnë më 17 tetor.

Në anën tjetër tek Interi ka shumë probleme, pasi Antonio Conten, numëron plot pesë të infektuar brenda skuadrës së tij.

Alessandro Bastoni, Milan Skriniar, Radja Nainggolan, Roberto Gagliardini e Ionut Radu janë të prekurit nga covid-19. /Telegrafi/

Exit mobile version