Telegrafi

Ibra: Mou dhe Ronaldo te PSG? Do të ishte fantastike

“Do të ishte lajm fantastik për çdo ekip që të nënshkruante me Mourinhon dhe Ronaldon. Mourinho është trajner i madh, njëri ndër më të mirët në botë, teksa Ronaldo është ndër lojtarët më të mirë në botë”.

“Sidoqoftë, fakti qëndron se këto janë thjeshtë spekulime deri më tani. Njerëzit mund të ëndërrojnë se çfarë do të kishte ndodhur, por derisa të ndodhë diçka reale nuk duhet të flasim për këtë”, ka thënë Ibrahimovic për Marca. /Telegrafi/