Zlatan Ibrahimovic ka thënë se Milani duhet të ëndërrojë për Scudetto, ndërsa ka pohuar se kthimi në San Siro ka qenë sfida më e madhe në jetën e tij.
“Ndihem mirë. Po stërvitem dhe gjithmonë dua të angazhohem shumë, kjo është filozofia ime”, ka thënë 39-vjeçari në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.
“Si 39 vjeçar, mendova se duhej të bëja diçka më shumë që të ndihesha mirë. Arritja ime te Milani ishte një sfidë ndryshe. Milani nuk ishte në maje. Shpresoj të luaj mirë, të gjithë ata që janë kthyer te Milani për të dytën herë nuk kanë luajtur aq mirë sa herën e parë”.
“Ishte sfida më e madhe për mua, i thash vetes: ‘Do ta bëj Zlatan Ibrahimovicin dhe do t’i ndryshoj gjërat’”.
“Skuadra duhet ta ketë kurajën që të ëndërrojë për ta fituar titullin, kemi edhe shumë ndeshje përpara. Skuadra është e uritur dhe e përgatitur, duam shumë më tepër”.
“Mendoj se e transmetoj karizmën time te bashkëlojtarët, gjithmonë dua të stërvitem, sepse ndihem më mirë. U them njerëzve të moshës sime që të besojnë te vetvetja dhe të mos dorëzohen”, ka shtuar më tej sulmuesi. /Telegrafi/