Zlatan Ibrahimovic ka thënë se është duke u kënaqur me spekulimet për të ardhmen e tij.
Pas katër vjet qëndrimi në Paris Saint-Germain, Ibra është në kërkim të klubit të ri dhe në javët e fundit është përfolur se shtatlarti suedez do të bashkohet me Jose Mourinhon te Manchester Unitedi, ndërsa nuk është përjashtuar mundësia e rikthimit të tij te skuadra e fëmijërisë Malmo.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
“Dua që ju [gazetarët] të vazhdoni të shkruani lajme për mua, sepse jam kënaqem kur i lexoj, por dua të shoh se cili nga ju po e bën lajmin më të mirë. Kur të lodhem nga këto lajme, do ju tregoj se ku do të shkoj”, ka thënë Ibrahimovic, transmeton Koha.net.
Skuadra e cila lidhet më së shumti rreth të ardhmes së suedezit është Manchester Unitedi.