Site icon Telegrafi

Ibra kërkon ndryshim në rreshtim te formacioni i Milanit dhe zgjedh Leaon si partner në sulm

I kanë mjaftuar 35 minuta në fushë dhe disa ditë stërvitje për të kuptuar se Milani nuk mund të shkojë askund me skemën 4-3-3 dhe Zlatan Ibrahimovic i ka sugjeruar trajnerit Stefano Pioli një tjetër rreshtim taktik.

Sipas mediave pranë klubit kuqezi, gjiganti suedez mendon se për vetë cilësitë e lojtarëve, Milani mund të shprehet më mirë me rreshtimin 4-3-1-2 dhe ka zgjedhur portugezin Leao si partner për repartin e sulmit.

Pas dyshes sulmuese pritet të luajë turku Hakan Calhanoglu, ndërsa në bankë pritet të ulet spanjolli Suso, i cili edhe në takimin e fundit konfirmoi se nuk është në formën e duhur dhe shpesh u vërshëllye nga tifozët kuqezi.

Zlatan Ibrahimovic (Foto: AC Milan/Twitter)

Përveç Susos, nuk ka më vend te Milani as për polakun Piatek, që duket se brenda këtij muaji do të transferohet në kampionatin anglez, pasi përveç Aston Villas e West Hamit, në garë është përfshirë edhe Tottenhami.

Jose Mourinho ka dhënë miratimin për Piatek dhe drejtuesit e klubit londinez kanë bërë gati një ofertë prej 35 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version