Telegrafi

Ibra kërkon Milanin

El Mundo Deportivo dhe ‘Qui Studio, Voi Stadio’, pohojnë se Ibrahimovic është pranë kthimit në Milano, por te rivali i përbetuar i ish-skuadrës së tij. Sport ditë më parë spekuloi se Pato mund të përfshihet si shkëmbim në këtë marrëveshje, skenar që nuk besohet se do të ndodhë.

Thuhet se Ibrahimovic ka kërkuar nga agjenti i tij, që të gjejë ndonjë mënyrë për të kaluar te Milani, që po kërkon një sulmues të ri. Raiola ishte parë në zyrat e Milanit gjatë fundjavës, por që të dyja palët mohuan të kenë negociuar për sulmuesin suedez. /Telegrafi/