Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Zlatan Ibrahimovic, ka vendosur t’i lë mediat të vazhdojnë me spekulime për të ardhmen e tij.
34-vjeçari do të largohet nga kampioni francez pasi të përfundojë zyrtarisht sezoni, ndërsa ndeshjen e fundit do ta zhvillojë në finalen e Kupës së Francës kundër Marseille.
Ai tashmë ka konfirmuar se nuk do të qëndrojë në Parc des Princes, por mbetet mister klubi ku do të luajë në sezonin e ardhshëm, derisa vet lojtari tregon se ka vendosur se ku do të luajë.
“E di se ku do të luaj në sezonin e ardhshëm, por nuk do të tregoj tash”, ka thënë suedezi pas fitores prej 4-0 ndaj Nantes.
Klubet nga Liga Premier, Serie A dhe MLS, janë të interesuar për shërbimet e tij. /Telegrafi/