Transferimi i ri i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic, duket se do ta vesh fanellën me numrin nëntë te ’Djajtë e Kuq’, të cilin sezonin e kaluar e barti sulmuesi i ri, Anthony Martial.
Një fotografi që ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale, ka rritur dyshimet nëse me të vërtetë Ibra ia ka rrëmbyer Martialit numrin nëntë.
Francezi gjatë ditës së sotme gabimisht zbuloi fanellën e parë, për sezonin 2016/17, derisa shihej se në fanellë nuk shkruhej vetëm 9, por 29, shkruajnë mediat britanike, transmeton gazetatesheshi.com.
Megjithatë, mbetet të shihet pas rikthimit të Ibrahimovicit nëse me të vërtetë ai do ta bartë sezonin e ardhshëm numrin nëntë.