Site icon Telegrafi

Ibra i ofrohet Milanit

Është thënë se Ibra do të mbetet lojtar i Barcelonës, por tani besohet se zemra është duke e tërhequr në Milano, ku kaloi vite të tëra plot sukses me Interin.

Megjithatë, përkundër vetofrimit që i ka bërë klubit nga San Siro me anë të agjentit Mino Raiola që u takua me presidentin Rossoner, Silvio Berlusconi, ende ekzistojnë dyshime mbi atë se sa është në gjendje që Milani ta financojë këtë transferim, marrë parasysh merkaton jo dhe aq të pasur të kuqezinjëve. /Telegrafi/

Exit mobile version