Telegrafi

Ibra gati sa nuk e thyen shtyllën nga gjuajta e lirë

Foto: LA Galaxy/Twitter

Sa herë që Los Angeles Galaxy luan, në qendër të vëmendjes është edhe Zlatan Ibrahimovic.

Edhe në rast se suedezi nuk shënon apo asiston, ai prapë e gjen rrugën të bëhet temë në media dhe rrjete sociale.

Në ndeshjen e fundit mes LA Galaxy, Ibra kishte një shans të mirë të shpëtojë skuadrën e tij nga humbja, por nuk ia arriti.

Zlatan Ibrahimovic ka shënuar tre gola në shtatë ndeshje për La Galaxy në MLS (Foto: Getty Images)

Nga gjuajta e lirë ai tentoi golin, por në fund goditi shtyllën.

Ibra kishte dëshirë të madhe të barazonte rezultatin dhe kështu goditi topin me gjithë fuqinë, në këtë mënyrë dridhi fuqishëm shtyllën e portës kundërshtare.

Lexo po ashtu Futbollistët me pagat më të larta në MLS: Giovinco më i paguari, Shkëlzen Gashi fiton më shumë se Zlatan Ibrahimovic

Në mediat e mëdha e gjitha kjo ngjarje është filluar me titullin se “Ibra gati sa nuk theu e shtyllën”.

Vlen të theksohet se La Galaxy në katër ndeshjet e fundit ka katër humbje radhazi në MLS. /Telegrafi/