Site icon Telegrafi

Ibra flet për Guardiolën: Ai nuk i afrohet Mourinhos!

Ka shumë histori të idhëta mes Zlatan Ibrahimovicit dhe Pep Guardiolas, të cilët do të jenë përballë njëri-tjetrit në derbin e Mançesterit këtë fundjavë.

Në autobiografinë e tij, Ibra e përshkruan Guardiolan dhe relacionin me të si një luftë.

“Ishte një luftë ajo mes meje dhe atij. Guardiola ishte paragjykuesi i vogël i frikësuar i cili kurrë nuk më shikonte në sy për “mirëmëngjes” ose të më thoshte mirëmëngjesi”.

“Guardiola e kishte një problem, ai është Mourinho. Mourinho është yll i madh. Ai është e kundërta e Guardiolas”.

“Nëse Mourinho i jep dritë një dhome, Guardiola ia vë perdet. Unë e kuptova se Guardiola po tenton që të arrijë Mourinhon. Urrejtja dhe hakmarrja ende janë brenda meje ndaj tij”, potencoi Ibra kohë më parë në librin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version