Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë dy lojtarët më të mirë të rinj në botë dhe që të dy i pret një e ardhme e ndritur.
Të dy shihen si zëvendësuesit e Messit e Ronaldos pas pensionimit të dy futbollistëve më të mëdhenj që ka njohur bota e futbollit.
Rivaliteti mes Mbappes dhe Haalandit pritet të jetë jashtëzakonisht i madh dhe interesant njëkohësisht.
E për dy lojtarët e talentuar ka folur edhe sulmuesi legjendar suedez, Zlatan Ibrahimovic.
“Më pëlqejnë lojtarët elegant, ata që janë sa më shumë të kompletuar, kur je një futbollist kupton si lëvizin, si mendojnë, si veprojnë futbollistët e tjerë”, deklaroi Ibrahimovic.
“Më pëlqejnë lojtarët që i parashikojnë gjërat përpara se ato të ndodhin. Besoj se Mbappe ngjason pak me Ronaldon, fenomenin. Është shumë elegant në lojën e tij”, vazhdoi tutje Ibrahimovic.
Tutje sulmuesi suedez foli edhe për Erling Haaland, duke thënë se norvegjezi jeton për të shënuar gola.
“Pastaj Haaland është shumë i fortë dhe e ka fiksim golin. Jeton për të shënuar. Tek ai shoh inteligjencë, do vetëm të shënojë dhe di ta bëjë shumë mirë këtë gjë”, ka thënë anëtari i AC Milan. /Telegrafi/