Zlatan Ibrahimovic e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në SHBA.
Ylli suedez ka debutuar me skuadrën e tij Los Angeles Galaxy në derbin ndaj Los Angeles.
Ibrahimovic arriti të shënoj dy gola pas futjes në ndeshje nga banka rezervë duke i siguruar fitoren skuadrës së tij 4-3.
Pas ndeshjes suedezi ka thënë se shpreson t’i ketë kënaqur të gjithë ata që prisnin debutimin e tij.
“Isha i vetëdijshëm që të gjithë po prinin debutimin tim dhe donin të më shihnin në fushë. Shpresojë që t’i kem kënaqur me paraqitjen time”, ka thënë Ibrahimovic.
36-vjeçari ka folur edhe për golin e shënuar nga rreth 40 metra.
“E pash portierin që kishte lëshuar portën dhe mendova ta provoja, ishte një gol i bukur”.
Ai ka debutuar gjithmonë me gola në skuadrat ku ka luajtur dhe ka thënë se nuk dëshironte ta prishte këtë statistikë.
“Doja me çdo kusht të shënoja në debutim dhe ia dola. Zakonisht në çdo debutim timin kam shënuar dhe nuk doja ta prishja këtë statistikë”, ka përfunduar Ibrahimovic. /Telegrafi/