Site icon Telegrafi

Ibra feston 501 golat me Ferrari Monza SP2 – çmimi, fuqia dhe detaje të tjera për veturën luksoze

(Foto: Instagram/iamzlatanibrahimovic)

Një rekordmen brenda dhe jashtë fushës. Zlatan Ibrahimovic asnjëherë nuk heziton të mahnitë në karrierën e tij mbresëlënëse.

Sulmuesi veteran shënoi dy herë në fitoren e Milanit ndaj Crotones dhe në këtë mënyrë shënoi golat 500 dhe 501 në karrierën e tij me klube.

Derisa në deklarimin për media ishte shumë modest duke thënë: “Kjo do të thotë se i kam shënuar disa gola në karrierën time…”, ai ka zgjedhur një mënyrë luksoze për të festuar në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Ibra kaloi shifrën prej 500 golash me klube: Kjo do të thotë se kam shënuar disa gola në karrierë

Në profilin e tij në Instagram, ku numëron mbi 46.5 milionë ndjekës, 39-vjeçari ka publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar me një Ferrari Monza SP2.

(Foto: Instagram/iamzlatanibrahimovic)

Të dhëna për Ferrari Monza SP2

Monza SP2 është një edicion i kufizuar i Ferrarit, nga i cili janë prodhuar vetëm 499 vetura të tilla.

Modeli është i bazuar në një anije nga vitet e gjashtëdhjeta dhe drejtohet nga një motor V12 me 810 kuajfuqi që garanton performancë të lartë.

Shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin vetëm për tri sekonda, ndërsa arrin shpejtësi maksimale deri në 300 km/h.

Vlera e Ferrari Monza SP2 është 1.5 milion euro.


/Telegrafi/

Exit mobile version