Telegrafi

Mbrojtësi i Bournemouthit e shkeli Ibran me këmbë në kokë, suedezi ia ktheu duke e goditur me bërryl (Foto/Video)

Manchester Unitedi nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bournemouthit.

Por, kjo ndeshje ishte edhe më interesante pasi Zlatan Ibrahimovic dhe Tyrone Mings, kishin disa përballje mes vete.

E gjitha filloi kur mbrojtësi i Bournemouthit e shkeli me këmbë në kokë suedezin, por nuk u ndëshkua pasi gjyqtari e pa si diçka aksidentale.

Suedezi ia ktheu disa minuta më vonë duke e goditur me bërryl në kokë dhe për këtë u ndëshkua me karton të verdhë.

Gjithsesi këtu nuk përfundoi, pasi minuta më vonë Ibra gjatë një dyluftimi e shtyu në tokë Mings, duke treguar se prezenca e tij e nervozon shumë. /Telegrafi/

https://twitter.com/richiespeed13/status/838021733080776704

https://twitter.com/JuanDirection58/status/838030551604948993