Telegrafi

Ibra do të debutojë kundër Cityt

Sport.es shkruan se Ibra nga e hëna do të fillojë stërvitjet e plota, ndërkohë që do t’i bëhet radiografia e dorës, të cilën e kishte thyer sa luante për Interin.

Boshnjaku me pasaportë suedeze është rikuperuar mirë, kështu që stërvitjet e këtyre dy ditëve do të vendosin nëse ai do të debutojë në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Mançesterit, kundër ‘pasanikëve’.