Zlatan Ibrahimovic dëshiron të qëndrojë në Ligën Premier, por kjo nuk do të thotë domsodoshmërisht te Manchester Unitedi – ka thënë agjenti i tij, Mino Raiola.
Sulmuesi veteran pësoi një lëndim dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike në ligamentin e gjurit duke mos luajtur në ndeshjet e fundit sezonale.
Kontrata e tij është valide deri në fund të qershorit, ndërsa Jose Mourinho ka thënë se e dëshiron qëndrimin e Ibras në Old Trafford.
Ndërsa përfaqësuesi i lojtarit, Raiola, ka bërë të ditur se klienti i tij ka marrë shumë oferta, por ai dëshiron të mbetet në Angli.
“Ai dëshiron të qëndrojë në Angli dhe në maje. Nëse e konsideron veten të rëndësishëm te Unitedi, do të qëndrojë”.
“Mirëpo, ai e di se mund të jetë shumë i vlefshëm edhe për klubet tjera. Mendoj se duhet të bisedojmë me Manchester Unitedin dhe të shohim se çfarë duan të gjitha palët”, ka deklaruar Raiola. /Telegrafi/