Telegrafi

Ibra: Barca do ta mposhtë Realin

“Jemi duke zhvilluar ndeshje të shkëlqyeshme duke luajtur lojën tonë të futbollit, dhe për të gjithë tifozët që na mbështesin- unë mendoj se ne jemi më të fortë, një skuadër më e fortë”.

“Jam shumë pozitiv (për suksesin tonë) për këtë ndeshje dhe jam i sigurt se do të fitojmë”, është cituar Ibrahimovic nga AS.

Boshnjaku me pasaportë suedeze mendon se do të jetë një ndeshje ku do të shënohen shumë gola, dhe e konsideron si ndeshjen “më spetakolare në botë”. /Telegrafi/