Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic, beson se kritikët xhelozë të Paul Pogbas do t’i heshtë mesfushori në javët në vijim.
Transferi më i shtrenjtë në histori nuk e ka nisur aq mirë aventurën në Old Trafford, teksa paraqitja e tij në humbjen nga Manchester City ishte e nivelit të ulët.
Sidoqoftë, suedezi nuk dyshon në talentin që ka 23-vjeçari dhe pohon se ai do t’i tregojë vlerat në vazhdim të sezonit.
“Nuk e kam njohur Paulin më herët dhe tash e njoh personalisht, ai është një i ri që punon shumë, dëshiron të përparojë dhe ka qëndrim të mirë”.
“Mirëpo, ai është akoma i ri dhe të gjithë njerëzit xhelozë që po flasin për të do t’i gëlltisin të gjitha fjalët që i kanë thënë, sepse ai do të bëhet gjithnjë e më i mirë”, ka deklaruar Ibra për SFR Sport. /Telegrafi/