IBM njoftoi të hënën se do të blejë kompaninë softuerike Apptio nga Vista Equity Partners për 4.6 miliardë dollarë.
Kompania tha se blerja e Apptio-s, që ofron mjete financiare dhe operacionele të menaxhimit dhe optimizimit të IT-s, është një vazhdimësi e investimit të IBM-s në AI dhe softuerët e automatizimit të IT-s, transmeton Telegrafi.
IBM tha në një njoftim se Apptio do ta ndihmojë atë të avancojë ofertat e saj të menaxhimit, optimizimit dhe vëzhgimit të aplikacioneve.
Aksionet e IBM u mbyllën me 1 për qind të hënën.
Apptio aktualisht iu shërben më shumë se 1,500 klientëve, duke përfshirë kompanitë kryesore të teknologjisë si Amazon, Microsoft dhe Google. /Telegrafi/