Site icon Telegrafi

IBM shënon bilanc të suksesshëm

IBM ka njoftuar se vetëm në çerekun e dytë të këtij viti, të ardhurat kanë qënë 8% më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave, rritje kanë pësuar shitjet si të kompiuterave ashtu edhe të programeve.

E përkthyer në shifra, kjo kompani ka përfituar 3.66 miljardë $ në krahasim me 3.39 miljardë $ vitin e shkuar. Pritshmëri të larta IBM ka edhe për gjysmën e dytë të këtij viti. /Telegrafi/ 

Exit mobile version