IBM, duke punuar me partnerët te Instituti Politeknik SUNY, thonë se arritën të realizojnë çipa që janë jashtëzakonisht të vegjël, me vetëm 7 nanometër në madhësi, gjysma e madhësisë në çipat më të vegjël që kanë ekzistuar deri tani.
Çipat janë aq të vegjël sa që për ta arritur trashësinë e fijes së flokut të njeriut, duhet rreth 10 mijë sosh.
Zëvendëspresidenti i SUNY, Michael Liehr e quajti këtë zbulim si " një moment historik për të gjithë industrinë e gjysmëpërçuesve". (REL)