Telegrafi

IBM, Dacic kërkon të mos paguhen doganat

Ai ka thënë se duhet të respektohen edhe obligimet e Beogradit, që të mos keqpërdoret malli që shkon në veri.

Me herët përfaqësuesit e EULEX-it kanë thënë se doganat duhet të paguhen, derisa ekonomistët serbë të veriut të Kosovës kanë thënë se kjo është shkelje e marrëveshjes për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit, transmeton REL.

Më 10 dhjetor, ka nisur të zbatohet marrëveshjes për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit, apo IBM, por, problemi është paraqitur te doganimi i mallrave që hyjnë nga Serbia në Kosovë, përmes pikës kufitare në Jarinë, në veri të vendit. /Telegrafi/