Telegrafi

IBM Blue Gene/Q

Ndër problemet më kompleks janë parashikimi i lëvizjes së uraganeve, analizimi i fundit të oqeaneve në kërkim për shtretërit e naftës, dekodimi i genomeve dhe simulimi i efektit të armëve nukleare.

Sistemi i parë Blue Gene/Q do të instalohet vitin e ardhshëm në laboratorin Lawrence Livermore National Laboratory (LLNL) nën emrin Sequoia me performancat maksimale të pritura prej 20 Petaflops. Blue Gene/Q është me 2 Gigaflops për vat një ndër supserkompjuterët me efikasitetin më të lartë energjetik. Superkompjuteri është i bazuar në procesorët 16-bërthamësh me arkitekturën PowerPC A2 të IBM ndërsa mund të ketë performanca skalabile madje deri në 100 Petaflops.

Blue Gene/Q paraqet evolucionin e HPC-së një hap më afër exascale computing, superkompjuterëve me performanca në nivelin Exaflop, porosisin nga IBM. /Telegrafi/