Site icon Telegrafi

Ibishi: Ushqimi për ushtarët e FSK-së duhet të bëhet në kazerma, kurrsesi të bartet

Ish-ushtaraku, Ismet Ibishi është shprehur se bartja e ushqimit nga institucionet tjera, për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është e patolerueshme.

“E patolerueshme të ndodh një gjë e tillë, e pa imagjinueshme, uroj që kjo të mos përsëritet, është elementare por është e rëndësishme për FSK-në, duhet të ketë një siguri të lartë për ata ku gjithmonë aplikohen kuzhinat brenda institucionit, kurrsesi në institucione tjera e të bartet me njerëz që nuk i takojnë atij institucioni për shkak rrezikshmërisë të helmimeve”, ka thënë Ibishi.

Ibishi shtoi se FSK-ja, duhet të ketë kuzhinën e saj mobile pasi sipas tij “mund të vije deri te lufta apo eskalimi i situatës, menjëherë kuzhinat funksionojnë ku organizojnë ushqim të sigurtë”.

Ndërsa, profesori i kriminalistikës, Mensut Ademi, thotë se në kohën kur FSK-ja, po kërkon pjesëtar të ri, kjo gjendje është mesazh jo i duhur.

“Është një mesazh për humbjen e ndjenjës së atdhedashurisë, ku sot jemi në një konkurs për pjesëtar të ri të FSK-së, e iu dërgojmë mesazh që nuk do të kenë ushqim e as rroga. FSK-ja, duhet t’i ketë magazinat dhe rezervat e veta”, tha Ademi. /Dukagjini/

Exit mobile version