Site icon Telegrafi

Ibishi: Tentimi për arrestimin e Radojiçiqit preku interesin politik të Listës Serbe (Video)

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se me aksionin e policisë së Kosovës në veri u prek interesi i Listës Serbe edhe në aspektin politik.

“Edhe në të kaluarën janë ndërmarrë aksione në veri, por kësaj radhe duket se është prekur edhe interesi politik i Listës Serbe [Radojiçiqi]”, tha Ibishi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Ibishi thotë se aksioni për arrestimin e Radojiçiqit ishte i bazuar në hetimet e prokurorisë.

“Ka prova të mjaftueshme se Radojçiqi ishte i përfshirë në vepra penale dhe vendimi për arrestimin e tij ishte i bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës ka thënë se Lista Serbe me veprimet e fundit po tenton ta paralizojë jetën në veri të Kosovës.

“Me këto dorëheqje, Lista Serbe po mundohet ta paralizojë jetën në veri”, tha Ibishi.

Njohësi i çështjeve të sigurisë thotë se është paradoksale pse liderët tanë politikë nuk po kërkojnë dorëzimin e Radojiçiqit.

“EULEX-i ka bashkëpunim me policinë e Serbisë, dhe ata duhet të veprojnë”, deklaroi Ibishi./Telegrafi/

Exit mobile version