Site icon Telegrafi

Ibishi: Numri i madh i aksidenteve, shqetësuese për qytetarët

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nuredin Ibishi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për  numrin e madh të armëve ilegale te qytetarët e vendit si dhe për aksidentet rrugore.

Ai tha se janë mbi 300 mijë armë te qytetarët e vendit përkundër konfiskimit të vazhdueshëm, ndërsa kjo dhe aksidentet rrugore po janë shkaktarë kryesor të humbjeve të jetëve të njerëzve.

Kjo sipas tij, po shkakton shqetësime jo vetëm për familjet që preken nga këto raste, por edhe për shoqërinë në përgjithësi.

Ai foli edhe për Ligjin për armët dhe Ligjin për rregullat e trafikut rrugor, për të cilat tha se kanë për qëllim parandalimin e veprimeve kriminale dhe kundërvajtëse. /Telegrafi/

 

Exit mobile version