Skuadrat nga fundi i tabelës ia kanë përvjelur mëngët dhe kanë filluar të përforcohen me lojtarë. E fundit e cila e ka bërë goditjen e rradhës është skuadra e Trepçës që në rradhët e veta e ka transferuar Flakron Ibërdemjan, ish futbollistin e Gjilanit.
Lajmin për “Tribunën e ka konfirmuar vetë futbollisti.
”Kam arritur marrëveshje me Trepçën për gjashtë muaj. Shpresoj që kontributi im do ti shërbejë skuadrës së Trepçës për ti realizuar objektivat e saj”, përfundoi Ibërdemaj i cili më parë ishte pjesë e skuadrës së Gjilanit dhe Ulpianës.