Site icon Telegrafi

“Ibër Fest” solli atmosferë ndryshe për 1 maj, publiku mitrovicas u argëtua me muzikë live nga emra të njohur vendorë

Më datë 1 maj në qytetin e Mitrovicës u shënua një ngjarje e veçantë.

Bëhet fjalë për festivalin e muzikës “Ibër Fest”, i cili ngriti siparin e tij këtë vit për herë të parë në Mitrovicë.

Në edicionin e parë të këtij festivali u prezantuan emra të shumtë nga fusha e muzikës si: Grupi TNT, MC Kresha dhe Lyrical Son, Shpat Deda, Lluni, Blleki e shumë të tjerë.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, mund të vërehet se atmosfera e krijuar në këtë festival ka qenë në kulmin e saj.

Performanca e grupit TNT është mirëpritur nga publiku, posaçërisht me rikthimin që grupi kanë bërë këtë vit me vokalistin e ri, Bekim Hallaqi.

Publiku ka qenë shumë i entuziazmuar teksa artistët ngjiteshin në skenë, ndërsa shumica e këngëve u kënduan njëzëri me të pranishmit.

Ibër Fest është një festival i muzikës, që tashmë synon shndërrimin në një eveniment tradicional, që do t’u japë të rinjve dhe muzikë-dashësve më shumë arsye për të vizituar qytetin e Mitrovicës gjatë majit. /Telegrafi/

Exit mobile version